LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i shtatë nga koronavirusi në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i shtatë nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale April 09, 2020 - 21:40

Klinika Infektive ka konfirmuar viktimën e shtatë me radhë në Kosovë nga virusi vdekjeprurës Covid 19, raporton “Zëri.info”.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.