Deputeti i LDK-së: Veriu i Kosovës duhet të jetë nën kontrollin e MSH-së
FOTO: LAURA HASANI

Deputeti i LDK-së: Veriu i Kosovës duhet të jetë nën kontrollin e MSH-së

Aktuale April 06, 2020 - 14:13
Arlinda Kqiku

Teksa e ka komentuar gjendjen në veri të Kosovës pas përhapjes së koronavirusit në këtë pjesë, deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, për “Zërin” ka thënë se kjo komunat veriore domosdo duhet të jetë nën kontrollin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kësisoj, sipas tij, duhet të respektohen të gjitha masat e vëna nga Qeveria. “Masat janë ato që neve na ndihmojnë ta kemi situatën nën kontroll. Unë mendoj që ajo pjesë detyrimisht duhet të jetë edhe nën kontrollin e Ministrisë së Shëndetësisë sa u përket masave për shëndetësinë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Injorohet zëri i ndërkombëtarëve, vazhdojnë akuzat për ngritje të tensioneve në veri

Duke mos dashur të deklarohet për përplasjet politike mes institucioneve vendore për këtë pjesë, Hyseni ka thënë se duhet të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, me qëllim që virusi të mos hapet edhe më tej. “Normalisht që janë bërë edhe hapa në atë drejtim. Është me rëndësi që të respektohen të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në gjithë territorin e Kosovës, sepse përndryshe, nëse kemi çalim të zinxhirit të masave, atëherë munden ata të jenë burim i infeksioneve, sepse ne nuk e kemi kontrollin mbi ta”, ka theksuar më tutje ai./ZERI