Shpërthen një gyp në Prishtinë, disa zona mbesin pa ujë deri në mëngjes

Shpërthen një gyp në Prishtinë, disa zona mbesin pa ujë deri në mëngjes

Aktuale April 04, 2020 - 22:41

Para pak çastesh ka ndodhur një pëlcitje e gypit të ujit në mes të asfaltit në rrugën” Hasan Remniku” në Prishtinë.

KRU “Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë qenë të detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë rruga” Hasan Remniku” me zonat përreth.

Për shkak të natyrës së defektit ekipet do merren me sanim mëngjesin e ditës së nesërme.

“Ju kërkojmë mirëkuptim konsumatorëve të zonës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.