Lajçaku pas marrjes së detyrës: Do të bashkëpunoj ngushtë me Serbinë, me Kosovën, me BE-në dhe me SHBA-në

Lajçaku pas marrjes së detyrës: Do të bashkëpunoj ngushtë me Serbinë, me Kosovën, me BE-në dhe me SHBA-në

Aktuale April 03, 2020 - 15:39

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak, ka dhënë deklaratën e parë që nga marrja e detyrës së re si përfaqësues i lartë në dialogun Kosovë – Serbi, raporton “Zëri.info”

Lajçaku është shprehur i nderuar me detyrën e re, për të cilën ka thënë se do të bashkëpunoj ngushtë me Kosovën, me Serbinë, me BE-në dhe me SHBA-në. Këto komente Lajçaku i bëri në një postim në rrjetin social “Twitter”, ku shtoi se është i nderuar për besimin që i është dhënë për një punë shumë të rëndësishme.

LEXO EDHE: Franca mbështet Lajçakun pas marrjes së detyrës së re

“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës sime, duke qenë se kam punuar në rajon për një kohë të gjatë. Jam i nderuar që më është besuar një punë kaq e rëndësishme. Pres që të punoj bashkë me përfaqësuesin e Serbisë, të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Lajçaku.

Kujtojmë se edhe Ambasada e Francës në Prishtinë në një reagim para pak çastesh uroi Lajçakun për detyrën e re dhe i ofroi atij bashkëpunim. /Zëri