Vendim: Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online paguhen shtesë deri në 300 euro

Vendim: Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online paguhen shtesë deri në 300 euro

Aktuale April 03, 2020 - 09:46

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që mësimdhënësit, të cilët janë të angazhuar në realizimin e mësimin online, të paguhen shtesë për tre muaj.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij vendimi, shuma e kompensimit do të jetë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) eurosh deri në treqind (300) euro për muajt mars, prill dhe maj.

Aprovohet Pakoja Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë, si në vijim:

Sigurimi i shtesës mbi pagë për mësimdhënësit, të cilët janë drejtpërdrejt të përfshirë në përgatitjen dhe në prodhimin e videomaterialeve mësimore për klasat 1-9;

Sigurimi i shtesës mbi pagë për personelin e SHFMU “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë;

Sigurimi i shtesës mbi pagë për personelin civil mbështetës të DKA-së së Komunës së Prishtinës, DKA-së së Komunës së Prizrenit dhe të MASHT-it, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë.

Image