AKK dhe Policia nënshkruajnë memorandum për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara

AKK dhe Policia nënshkruajnë memorandum për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara

Aktuale February 28, 2020 - 10:41

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot ka nënshkruar memorandum me policinë e Kosovës për kryerjen e kontrollave të paparalajmëruara tek subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

Ky dokument i rëndësishëm parasheh bashkëpunimin në mes të palëve në fusha të ndryshme, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e aktiviteteve, trajnimin dhe vetëdijësimin, e të tjera.

Por, një nga pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara (apo siç njihet gjerësisht në gjuhën angleze si “dawn raids”) tek subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

 Kjo nënkupton që zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, kërkojnë një autorizim nga gjykata kompetente për të hyrë pa paralajmërim ose leje të veçantë në selinë dhe pronat e subjekteve të dyshuara, si dhe mund të kërkojnë asistencë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në raste specifike.