Ministria e Brendshme reagon pas raportimeve rreth sulmit të Xhelal Sveçlës

Ministria e Brendshme reagon pas raportimeve rreth sulmit të Xhelal Sveçlës

Aktuale February 27, 2020 - 17:57

Ministria e Punëve të Brendshme, ka reaguar pas lajmit se zëvendësministri i kësaj ministrie Xhelal Sveçla, është sulmuar në një kafiteri në Prishtinë.

MPB, ka mohuar raportimin e mediave se Sveçla është sulmuar, duke sqaruar se ai vetëm ka ndërhyrë kur është sulmuar një fëmijë nga një i rritur në këtë lokal ku ishte i pranishëm, transmeton Zëri.info

Ky është reagimi i plotë i MPB-së:

Reagim ndaj disa lajmeve për sulmin ndaj zëvendësministrit Xhelal Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, reagon ndaj disa lajmeveqë janë publikuar në disa portale, ku raportohet se është sulmuar zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla.

Me këtë rast MPBAP, sqaron se gjatë rrahjes së një fëmije, shitës ambulant nga një i rritur në Prishtinë, ka qenë prezent edhe zëvendësministri Sveçla, i cili ka ndërhyrë që të ndalë rrahjen dhe më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës, për të raportuar për këtë incident.

MPBAP e njofton opinion se zëvendësministri Sveçla nuk është sulmuar, andaj është mirë që paraprakisht para se të raportohet, të merret konfirmimi nga institucioni ose personalisht nga zëvendësministri.

Zëvendësministri Sveçla dhe secili qytetarë i Republikës së Kosovës, e kanë për

obligim qytetar, që çfarëdo dukuri negative që shohin, të ndikojnë që ajo të

parandalohet dhe të njoftohen organet e rendit dhe ligjit për të vepruar sipas mandatit të tyre.

Reagimi i sotëm i zëvendësministrit Sveçla në këtë rast, është një rast shembullor i sjelljes qytetare për të parandaluar rrahjen.