Tahiri thotë se qeveria duhet ta heq taksën gjatë kësaj jave

Tahiri thotë se qeveria duhet ta heq taksën gjatë kësaj jave

Aktuale February 25, 2020 - 23:24

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti brenda kësaj jave duhet të marrë vendimin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në rast se kjo nuk ndodh, sipas Tahirit, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.

“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.