Ambasada italiane në Kosovë sugjeron 10 rregulla për mbrojtje nga koronavirusi
Aktuale
February 25, 2020 - 14:13
Me shtatë viktima të konfirmuara, Italia është vendi evropian më i prekur nga koronavirusi.
E Ambasada italiane në Kosovë, përmes një postimi në Twitter, ka sugjeruar dhjetë rregulla nga ministria Italiane e Shëndetësisë, që duhet t’i ndjekin njerëzit.
Ndërsa ambasada ka thënë se së bashku mund të luftohet ky virus.
“Italia po merr të gjitha masat e duhura për ndalimin përhapjes së #Coronavirus #Covid_19. Së bashku mund ta luftojmë! Ja dhjetë rregulla të sugjeruara nga Ministria Italiane e Shëndetësisë që duhet të ndiqen nga njerëzit në Itali”, ka shkruajtur ambasada italiane në Kosovë.