Suspendohet mësimdhënësi i cili ushtroj dhunë fizike ndaj nxënësit

Suspendohet mësimdhënësi i cili ushtroj dhunë fizike ndaj nxënësit

Aktuale February 24, 2020 - 18:57

Është suspenduar mësimdhënësi i cili u raportua në media për dhunë fizike ndaj nxënësit, raporton Zëri.info

Vendimin për suspendimin e tij e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Komuna e Drenasit.

“Pas kërkesës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për marrjen e masave sipas Ligjeve të aplikueshme, kjo e fundit ka marr Vendim në bazë të kompetencave që ka, konfrorm Ligjit, deri në përfundimin e procedurave të Komisionit Disiplinor për suspendimin e mësimdhënësit i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit”, thuhet në njoftim./Zeri/

Image