Pacolli ia hedh fajin Vlora Çitakut, për mosnjohjen nga Xhamajka

Pacolli ia hedh fajin Vlora Çitakut, për mosnjohjen nga Xhamajka

Aktuale February 21, 2020 - 09:27
Lajmi i Fundit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli është deklaruar pas lajmit se Xhamajka nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Sipas saj për këtë informatë të pavërtetë fajet i ka ambasadorja Vlora Çitaku, për të cilën thotë se duhet të jap llogari dhe duhet të shkarkohet, shkruan “Zëri.info”.

Postimi i plotë:

Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.

Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari.

Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.

Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.

Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t'i kërkohet llogari.