Haradinaj: Shaban Polluzha prijës i luftës kundër Jugosllavisë

Haradinaj: Shaban Polluzha prijës i luftës kundër Jugosllavisë

Aktuale February 21, 2020 - 09:22

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kujtoi heroin Shaban Pollusha në 75-vjetorin e rënies.

Haradinaj tha se Polluzha me bashkëluftëtarë ishin pishtarë të luftës kundër Jugosllavisë.

“Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për gjeneratat, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. Në 75 vjetorin e përjetësimit, përulemi para veprës së tyre madhore. Lavdi”, tha Haradinaj.