Osmani priti ambasadoren e Holandës, biseduan për forcimin e sundimit të ligjit

Osmani priti ambasadoren e Holandës, biseduan për forcimin e sundimit të ligjit

Aktuale February 20, 2020 - 20:57
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, takoi ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Ambasadorja Willems tha se ndër objektivat kryesore të shtetit holandez në Kosovë është forcimi i sundimit të ligjit si parakusht për integrimin e Kosovës në BE.

Ajo theksoi se Holanda do të vazhdojë të ofrojë ndihmën në këtë fushë për institucionet e Kosovës në përgjithësi dhe Kuvendin, në veçanti.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani i tha Willems se sundimi i ligjit është prioritet i institucioneve të reja dhe se ajo do të angazhohet fuqishëm që Kuvendi të shërbejë si katalizator i forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.