Falënderohen miqtë e Kosovës, pastrohet shtatorja e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton

Falënderohen miqtë e Kosovës, pastrohet shtatorja e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton

Aktuale February 16, 2020 - 20:32
Rreth shtatores janë vendosur edhe poster të mëdhenj ku paraqiten janë ish-personalitetet e larta ndërkombëtare që kishin kontribuar që Kosova të çlirohej nga Serbia në vitin 1999.

Bulevardi “Bill Clinton” në Prishtinë dhe shtatorja e Ish-presidentit të SHBA-së që gjendet aty sot janë pastruar.

Veç kësaj edhe flamuri i vjetër i Kosovës që ishte aty u zëvendësua me të riun, i cili ngrihet në piedestal.

Rreth shtatores janë vendosur edhe poster të mëdhenj ku paraqiten janë ish-personalitetet e larta ndërkombëtare që kishin kontribuar që Kosova të çlirohej nga Serbia në vitin 1999.

Krejt ky organizim u bë nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Fushë Kosovës dhe Gjimnazin “Hivzi Sylejmani” të kësaj komune, si falënderim ndaj aleatëve ndërkombëtar në shënim të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.