Tërmeti live në një televizion shqiptar

Tërmeti live në një televizion shqiptar

Aktuale January 28, 2020 - 22:56

Lëkundjet e tërmetit të orës 21:15 minuta janë ndierë edhe në studion e lajmeve në Ora News dhe në emisionin “Tempora” të këtij televizioni.

Në kohën kur bie tërmeti, qytetarët e ftuar në emisionin “Tempora”, shihet teksa nisin të ikin nga studioja, por prezantuesja e emisionit i këshillon të mos lëvizin nga vendet e tyre pasi thotë se kështu e këshillojnë.

Ndërkaq, në studion e lajmeve u ndie dridhja, dhe spikerja e lajmeve në momentin e tërmetit shihet që frikësohet, por pas vetëm pak sekondash, vazhdon prezantimin e lajmeve.

Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë të martën në mbrëmje, ndërsa dridhjet janë ndier edhe në Kosovë. Sipas raportimeve të para, fuqia e tij ka qenë 5.5 ballë.