Universiteti “Fehmi Agani” me organizim për përkujtimin e viktimave të Holokaustit

Universiteti “Fehmi Agani” me organizim për përkujtimin e viktimave të Holokaustit

Aktuale January 27, 2020 - 12:59
Ky organizim u bë për herë të parë, ku u tha se Gjakova strehoi shumë familje hebreje gjatë kohës kur ata po përndiqeshin

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u mbajt manifestimi për përkujtimin e viktimave të Luftës së Dytë Botërore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ky organizim u bë për herë të parë, ku u tha se Gjakova strehoi shumë familje hebreje gjatë kohës kur ata po përndiqeshin.

Këtu u paraqit edhe një eksozitë me njerëzit që sakrifikuan jetën dhe lanë gjurmë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqesues nga ambasada amerikane, të cilët thanë se është inkirajuese se si shqiptarët përkujtojnë këto ditë me aktivitete të shumta.