Kërkimi i modaliteteve për kompromiset e fundit Kosovë - Serbi

Kërkimi i modaliteteve për kompromiset e fundit Kosovë - Serbi

Aktuale January 25, 2020 - 15:18

Para pak ditësh, me ndërmjetësimin e amerikanëve, u nënshkrua marrëveshja për hapjen e linjës direkte ajrore Prishtinë - Beograd, shkruan gazeta “Zeri”.

Menjëherë pas kësaj pati kritika të shumta për jotransparencë.

Por publicisti Shkelzen Maliqi konsid- eron se SHBA-ja qëllimisht është duke i ikur transparencës, në mënyrë që të ecet drejt vazhdimit të dialogut dhe nor- malizimit të raporteve Kosovë - Serbi, shkruan tutje “Zeri”.

“Këtë strategji po e përdor diplomacia amerikane, të cilës po i ngutet që nga viti i kaluar. E ka thënë këtë shumë herëhapur dhe nuk dëshiron të paralajmërojë se çka po punohet, sepse kundërshtarët e vazhdimit të dialogut në Serbi dhe në Kosovë, kur ai po bëhet transparent, po gjejnë mënyra për t’i penguar dhe për t’i bllokuar marrëveshjet e radhës”.

Madje, sipas Maliqit, ka zëra që thonë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar fshehtas, ndonëse zyrtarisht ky proces ishte ndërprerë para më shumë se një viti.

“Në qarqet e informuara mirë po thuhet se janë duke u zhvilluar intensivisht bisedat e fshehta për finalizimin e marrëveshjes politike mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin se po kërkohen formulimet dhe modalitetet për kompromiset e fundit, në mënyrë që të mos ketë më bllokada dhe kushtëzime as nga Beogradi e as nga Prishtina”, ka nënvizuar ai, percjell “Zeri”.

Ndërkaq Violeta Haxholli, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se SHBA-ja me angazhimin e saj arriti ta kthejë Serbinë në tryezën e dialogut edhe pse procesi i negociatave ishte i pezulluar dhe Serbia vazhdonte të insistonte se nuk duhej t’i vazhdonte bisedimet me Kosovën pa u pezulluar taksa.

“Ajo u ul në tryezën e bisedimeve dhe nënshkroi një marrëveshje të re, kjo krejt falë an- gazhimit të SHBA-së, që po luan një rol shumë më aktiv në procesin e dialogut, pra është përfshirë direkt në këtë pro- ces”, ka theksuar ajo.

Ndërkohë, takimi i parë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi u mbajt më 24 qershor 2018. Pak pas fil- limit të kësaj etape presidenti Hashim Thaçi nisi ta promovojë në vazhdi- mësi idenë për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Korrigjimi sipas tij do të duhej të ndodhte në kuadër të mar- rëveshjes finale. Për një ide të tillë ai qe kundërshtuar ashpër nga partitë politike, nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, si dhe nga disa shtete të fuqishme të botës, siç është Gjermania./ZERI