Flet Vuçiqi për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Flet Vuçiqi për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

Aktuale January 21, 2020 - 09:17

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se i është mirënjohës ambasadorit amerikan të dërguar për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, Robert Cobrien.

Ai tha se është mirënjohës ndaj të dyve për rolin e tyre kritik në ndihmën për të krijuar fluturime të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Serbia është e gatshme të ndjekë më shumë nisma të tilla, për t’i afruar njerëzit e Ballkanit “tha Vuçiq për marrëveshjen e djeshme të aviacionit, ku mundësohet operimi i kompanisë Lufthansa nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas.

Pas kësaj, Grenell u shpreh falënderues ndaj Vuçiq.

“Faleminderit zoti President. Ne jemi mirënjohës për angazhimin dhe miqësinë tuaj”, tha Grenell.

Lidhur me këtë së fundi ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke e parë si një hap të madh drejt fitores.