Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria, reagon qeveria e Iranit

Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria, reagon qeveria e Iranit

Aktuale January 20, 2020 - 18:46

Në lidhje me dëbimin nga ana e Shqipërisë të dy diplomatëve pasi dyshohej se do të kryenin sulme ndaj muxhahedinëve të vendosur në Manzë të Durrësit, reagon sot edhe qeveria e Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtë të Iranit shkruan me tonë kërcënuese se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën ndodhet tani nuk është e duhura.

“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne e ndjejmë se disa ngjarje në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë.Në sugjerojmë që ata mos t’i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë.

Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruan ai.

Image