Dhjetë mijë nxënës braktisin shkollat e Kosovës

Dhjetë mijë nxënës braktisin shkollat e Kosovës

Aktuale January 19, 2020 - 21:05
Braktisja e shkollave nga nxënësit po vazhdon edhe këtë vit.

Edhe këtë vit shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve, Ministria e Arsimit thotë se mbi 10 mijë nxënës kanë ndalur procesin mësimor

Braktisja e shkollave nga nxënësit po vazhdon edhe këtë vit.

E arsyet janë nga më të ndryshmet.

Disa nxënës duket se kanë braktisur shkollën, arsyeje familjare u detyruan të lëvizini nga një qytet në tjetrin, ose për arsye të kushteve.

Emigrimi po mbetet si një ndër faktorët kryesorë që shkollat e Kosovës po mbesin me më pak nxënës.

Alush Istogu, Drejtor në Departamentin parauniversiar thotë se numri i nxënësve që kanë braktisur mësimin në Kosovë, po del të jetë diku rreth 10 mijë.

 “Në kuadër të MASHT-it e kemi grupin profesional qe ka nxjerrë strategjinë për braktisjen e nxënësve. Nëse shikojmë në rajon e kemi diku 1.9,  përmbi 10 mijë nxënës, që nuk vijojnë mësimin” thotë Alush Istogu,  Drejtor i Arsimit Parauniversitar.

Sipas  të  dhënave në Ministrinë e Arsimit. ka  edhe raste të tilla  kur nxënësit kalojnë nga një shkollë në tjetrën.

Kurse emrat e tyre vazhdojnë të figurojnë në listat e vjetra.

 “Por, këta nuk e kanë braktisur tani , cdo nxënës që regjistrohet deri sa te merr fletëkalimin nuk guxon ta shtyjë nga evidenca. Ne kemi kërkuar që nxënësi të lëvizë, ti jepet fleta e kalimit, të përcjellet në shkollën tjetër, e regjistron në librin amë, që fuhet të heket nga shkollë’’, shton ai.

Por nëse bëjmë një krahasim me vitet e kaluar, duket se kjo dukuri është në rënie.

  “Është një dukuri që braktisja nuk mundet të hiqet kurrë, por mund të zvogëlohet. Kemi pas një trend, 2.5 tani e kemi dikund 1.9. Është një dukuri në rënie”

Istogu gjithashtu tregoi se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me MPB, kanë rregulluar që atyre nxënësve që kthehen nga vendet emigrante në Kosovë, të ju mundësohet integrimi në shkollë.


Drejtori i departamentit para universitar thotë se viti 2017 ka qenë viti më i madh I braktisjeve por më pas, 2000 nxënës të rikthyer, janë integruar menjëherë në sistemin shkollor.