Tërmet në Kosovë me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit

Tërmet në Kosovë me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit

Aktuale January 15, 2020 - 17:57

Një lëkundje e tokës është ndjerë në Kosovë, para pak minutash.

Epiqendra, sipas aplikacionit që njofton për dridhjet sizmike të tokës ka qenë në veri të Kosovës, më saktë në afërsi të Leposaviqit.

Dridhjet përveç se në Veri të vendit, janë ndjerë edhe në Prishtinë.

Sipas informacioneve tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 ballë të Rihterit.

Image

Derisa raportohet se dridhje të tilla janë dëgjuar edhe në Tiranë. /Telegrafi/