Nexhmedin Spahiu shpjegon pse Rama e quan Haradinajn gënjeshtar

Nexhmedin Spahiu shpjegon pse Rama e quan Haradinajn gënjeshtar

Aktuale December 22, 2019 - 19:16
Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një status interesant në profilin e tij në Facebook ku shkruan për disa prej lojtarëve tanë politikë.

Ai nënkupton se Edi Rama e quan Ramush Haradinajn gënjeshtar për shkak të premtimit të pambajtur të këtij të fundit se do t’ia lëshonte postin atij.

Në fakt, nuk ka asnjë raportim se z.Rama ka shprehur ndonjëherë interes për t’u bërë kryeministër i Republikës së Kosovës, apo se një premtim i tillë ka ndodhur, shkruan Periskopi. 

Sidoqoftë, Spahiu i jep vetes të drejtë të fantazojë më tej në lidhje me këtë çështje duke shtuar se Albin Kurti po e kërkon pozitë ne kryeministrit të Republikës së Shqipëri.

Në këtë pikë, megjithatë, z.Spahiu mund të jetë më i mbështetur për shkak se mund t’i referohet çeljes së Vetëvendosjes në Shqipëri, e cila duket se do të bëhet pjesë e garës zgjedhore në Shqipëri.

Më poshtë e keni statusin e Spahiut:

Natyrisht që Edi Rama e quan Ramushin gënjeshtar. I premtoi se do t’ia lëshonte postin atij e në anën tjetër ia lëshoi Albin Kurtit. Veç edhe Albin Kurti nuk po do me e marrë karriken e Ramushit pa ia marrë karrikën edhe Edi Ramës.