Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Aktuale October 13, 2026 - 15:00

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka pritur në një vizitë zyrtare komandantin e Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit, të zhvilluar në Komandën e Forcave Tokësore, sipas një komunikate për media, është diskutuar për proceset aktuale të zhvillimit të FSK-së, me fokus të veçantë në avancimin e kapaciteteve të Komandës së Forcave Tokësore.

Sipas njoftimit, pala turke ka ndarë përvojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë në fushën e zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve të personelit të FSK-së. Në këtë drejtim, është theksuar rëndësia e mundësive për shkollim dhe trajnim në Turqi.

Në përfundim të takimit, të dyja palët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet dy forcave, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bashkëpunuese.