Sindikalistët nuk i mohojnë grevat e përgjithshme
Foto: Laura Hasani

Sindikalistët nuk i mohojnë grevat e përgjithshme

Aktuale December 11, 2019 - 15:10
Detajet

Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, Arsimit dhe Policisë së Kosovës kanë mbajtur një takim me liderin e lëvizjes “Vetëvendosje”, së selinë e kësaj partie. Temë diskutimi e takimit është kërkesa e Avokatit të Popullit ndaj Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për paga. Përfaqësuesit e këtyre si sindikatave janë duke kërkuar qe ky ligj të mos pezullohet pavarësisht që tek Avokati i Popullit janë dërguar 35 ankesa lidhur me ligjin, raporton “Zëri.info”

Pas takimit të njëjtat nuk e kanë mohuar as grevat e protestat teksa kanë thënë se gjendja është alarmante, teksa nuk i mohuan grevat e përgjithshme, raporton tutje “Zëri.info”. .

Ata i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë vendim të drejtë dhe mos të pezullojë Ligjin për Paga. Kështu ata kërkuan vetëm ndryshimet në ligj. /ZËRI