Vjet nuk u zbukurua, ja sa do të shpenzoj Lipjani për dekorimin e festave të fundvitit

Vjet nuk u zbukurua, ja sa do të shpenzoj Lipjani për dekorimin e festave të fundvitit

Aktuale December 07, 2019 - 18:15
Detajet

Komuna e Lipjanit do t’i shpenzoj fiks 15 mijë euro për zbukurimin e sheshit për festat e fundvitit, shkruan Indeksonline.

Për këtë, Komuna ka ofruar një tender për t’i kryer këto shërbime, vlera e të cilit është 15 mijë euro.

Operatori ekonomik që ka fituar këtë tender është “Te Fatosi”.

Kontrata është dhënë më 03.12.2019, për këtë kishin konkuruar 3 kompani.

Kujtojmë se vitin e kaluar kjo komunë nuk ka qenë e dekoruar për festat e fundvitit pasi që kompania fituese nuk e kishte rregulluar sheshin sipas marëveshje. Kjo ka rezultuar me largimin e atyre pak dekoreve.

Image

Image