Marshohet kundër ndryshimeve klimatike
Foto: Laura Hasani

Marshohet kundër ndryshimeve klimatike

Aktuale December 06, 2019 - 13:27
Detajet

Sot në Prishtinë është mbajtur marshi protestues kundër ndryshimeve klimatike i organizuar në bashkëpunim nga organizata joqeveritare Gaia dhe Termokiss.

Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu” dhe ka përfunduar para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Njëri nga organizatorët, Granit Gashi nga Gaia, ka treguar më shumë detaje lidhur me qëllimin e këtij marshi protestues.

“Është mbajtur marshi i organizuar “Gaia” dhe “Termokiss” kundër ndryshimeve klimatike. Këtë vit e kemi pasë vit më të nxehtë, njerëzit kanë mbetur pa ujë, mbeturina ka në lumenj, derisa kryesorja është se janë duke ndërtuar hidrocentrale”.

“Kjo ministri nuk po jep informacione, po vazhdon gjuetia dhe prerja e pyjeve derisa edhe mijëra shtëpi po djegin qymyr. Shteti po dështon ta kuptojë se ne po thithim ajër të papastër”.

Pas fjalimit, qytetarët mbollën pemë në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Image

Image

Image