Latifi: 'Kombëtarja e Kosovës' është term teknik, s’ka komb kosovar

Latifi: 'Kombëtarja e Kosovës' është term teknik, s’ka komb kosovar

Aktuale November 18, 2019 - 12:34
Lexoni detajet!

Filozofi Blerim Latifi ka thënë se termi Kombëtarja e Kosovës është term teknik, i vlefshëm vetëm në gjuhën e sportit, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka thënë se jashtë sportit, kombëtarja e Kosovës është term i zbrazët, pa referencë. Tutje, ai thotë se nuk ka komb kosovar.

“Termi “Kombëtarja e Kosovës” është term teknik, i vlefshëm në gjuhën e sportit, ndërsa jashtë kësaj gjuhe ky term është i zbraztë, pa referencë. Për një arsye të qartë: nuk ka komb kosovar”, ka shkruar Latifi.

Filozofi kosovar ka thënë se ideja për të ndërtuar një komb multietnik nuk po funksionon as në BE, e lëre më në Ballkan.

“Ne nuk duhet të vazhdojmë të sillemi si sharlatanë, e të tregohemi ma katolikë se Papa”, ka përfunduar ai.