Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës ia thotë Vuçiqit disa fjalë pas problemeve me zemrën

Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës ia thotë Vuçiqit disa fjalë pas problemeve me zemrën

Aktuale nëntor 16, 2019 - 20:15
Detajet

Politikani i vetëm serb i cili e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe i cili vazhdimisht e mbështet atë, Çedomir Jovanoviq, ka reaguar pas problemeve me zemër që i pati gjatë ditës së sotme presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Jovanoviq ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, në internet, ku shihet afër Vuçiqit, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë.

Ai i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë Vuçiqit në detyrën e tij, në mënyrë që, siç është shprehur vetë Jovanoviq, ta mposhtë me ndershëmi.

“Ne kemi qenë këtu për 25 vjet, deri më sot të gjithë në vendin që ai zgjodhi, ai ishte gjithmonë një kundërshtar serioz, unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur që ta mposht me ndershmëri”, është shprehur Jovanoviq.