PDK reagon pas sulmit fizik ndaj drejtorit të Inspeksionit në Pejë

PDK reagon pas sulmit fizik ndaj drejtorit të Inspeksionit në Pejë

Aktuale nëntor 16, 2019 - 19:20
Detajet

Dega e PDK-së në Pejë ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Leotrim Myrtezajt, kryeinspektorit të Pejës, i cili u sulmua fizikisht nga një pronar i një diskoteke në Pejë.

Reagimi i plotë:

Dega e PDK-së në Pejë dënon sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspeksionit, Leotrim Myrtezaj

Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës, ashtu siç keni pasur rastin të informoheni gjatë ditës, mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm të cilëve bazuar në ligj, u është prishur interesi është sulmuar Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Pejës Leotrim Myrtezaj.

PDK e dënon ashpër sulmin ndaj z. Myrtezaj.

PDK inkurajon z. Myrtezaj dhe drejtorët tjerë të Komunës së Pejës, që të vazhdojnë punën, duke respektuar ligjet, kurse fton organet përgjegjëse që të merrën me personat e papërgjegjshëm, në këtë rast me sulmuesit.