Haliti i gëzohet dështimit të ish-spiunit rus si raportues për Kosovën

Haliti i gëzohet dështimit të ish-spiunit rus si raportues për Kosovën

Aktuale November 14, 2019 - 14:42
Detajet

Ish-deputeti, Xhavit Haliti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar menjëherë pas dështimit për zgjedhjen e ish-spiunit rus, Aleksey Kondratyev, si raportues për Kosovën në Këshillin Evropian.

Ai ka njoftuar se raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.

Haliti ka falënderuar të gjithë ata që e kundërshtuan dhe lobuan kundër ish-spiunin rus që të raportonte për Kosovën.

Postimi i tij i plotë:

Një lajm super i mirë për Kosovën!

Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën.

Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.

I falenderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.