Në Mitrovicë gjobiten deri në 400 euro për zgjatje të orarit të punës

Në Mitrovicë gjobiten deri në 400 euro për zgjatje të orarit të punës

Aktuale nëntor 14, 2019 - 13:32
Detajet

11 subjekte afariste në Komunën e Mitrovicës janë ndëshkuar kohët e fundit për mosrespektim të orarit të punës.Ndërsa janë ngritur 4 kërkesa për nisjen e procedurës në gjykatën kompetente, shkruan Indeksonline.Drejtoria e Inspeksionit ka urdhëruar të gjitha subjektet afariste se gjatë sezonit dimëror, orari i punës do të jetë 08:00-21:00 dhe të dielave deri në ora 11:00.

E ata të cilët veprojnë kundër kësaj urdhërese kanë shanse të gjobiten deri në 400 euro.

“Deri tani për mosrespektim të orarit të punës janë gjobitur gjithsej 11 subjekte afariste si edhe janë ngritur 4 kërkesa për nisjen e procedurës në gjykatën kompetente.

Subjektet të cilat afarojnë në territorin e Komunës së Mitrovicës kohët e fundit janë duke e respektuar me përpikëri orarin e punës sipas Rregullores komunale Nr.03/2014 dhe vendimin e kryetarit të komunës z. Agim Bahitiri me Nr. 01/030/01-0015856/19 të dates 26.02.2019”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Inspeksionit drejtuar Indeksonline.

Oastaj, nga Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë kanë bërë të ditur se gjatë inspektimit mund të ndalojnë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë, nëse nuk respektojnë orarin.

“Procedurat; Inspektorët komunalë në rast se hasin në ndonjë subjekt afarist që nuk e respektojnë orarin e punës sipas Rregullores komunale Nr.03/2014 me procesverbal gjatë inspektimit konstatojnë si dhe ndalojnë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë dhe njëkohësisht inicojnë procedurën e ndëshkimit (Neni 9).

Për persona juridik 300 €- 400 €

Për persona fizikë 150 €- 250€

Subjektet të cilat konstatohen se kanë zgjatur orarin pa pëlqimin dhe vendimin e organeve komunale gjobiten; personat juridik 200 €-  300€, personat fizik  100 €  – 150€”, thonë për Indeksonline nga Inspekcioni në Mitrovicë.

Image