AAK vazhdon sulmet ndaj Kurtit pas helmimit të komisionerëve

AAK vazhdon sulmet ndaj Kurtit pas helmimit të komisionerëve

Aktuale tetor 13, 2019 - 15:30
Lexo detajet

Duket që rezultati preliminar i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit ka lënë të mllefosur zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK].

Ata këtë mllef po e derdhin menjëherë pas helmimit të 26 komisionerëve nga zarfet e dërguara nga Serbia. 

Pas reagimit të Muharrem Nitajt, tanimë ka reaguar edhe z.Burim Ramadani, koordinator në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës dhe zyrtar i lartë i AAK-së.

Ramadani ka kritikuar idenë e Albin Kurtit për zëvendësimin e tarifës 100% me reciprocitetin pas raportimit për 26 komisionerë të KQZ-së të helmuar nga zarfet e dërguara nga Serbia.

“Pllazmat do të kthehen në Kosovë. Kjo pritet të ndodh edhe pas zarfeve të dyshuara me helm nga Serbia. Sepse, heqja e taksës për reciprocitet, do të thotë Pllazmat në Kosovë. Kush do plazma, plazma gjen.” – ka shkruar ai.

Ai ka sugjeruar qeverinë e re që t’ia shtojë taksën 100 për qind masës së reciprocitetit.

Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook:

Pllazmat do të kthehen në Kosovë.
Kjo pritet të ndodh edhe pas zarfeve të dyshuara me helm nga Serbia.
Sepse, heqja e taksës për reciprocitet, do të thotë Pllazmat në Kosovë.
Kush do pllazma, pllazma gjen.
Njerëz, shtojani reciprocitetin taksës. Mos e zëvendësoni të pazëvendësueshmen.