Ramadani: Duhen dy ditë për të vërtetuar gjendjen e pacientëve me alergji

Ramadani: Duhen dy ditë për të vërtetuar gjendjen e pacientëve me alergji

Aktuale October 13, 2019 - 14:35
Detajet

Sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji nga votat e ardhura nga Serbia.

Klan Kosova ka mësuar se nëntë pacientë ndodhen në Infektivë duke marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se nevojiten 24 deri në 48 orë për të vërtetuar gjendjen e shëndetit të pacientëve.

Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u bërë të gjitha analizat e nevojshme.