Prokuroria jep detaje rreth hetimit të rastit për helmimin e 26 zyrtarëve

Prokuroria jep detaje rreth hetimit të rastit për helmimin e 26 zyrtarëve

Aktuale October 13, 2019 - 14:08
Detajet

Deri më tani nuk është duke u bërë e ditur se nga çfarë materiesh është ka ndodhur helmimi  i 26 zyrtarëve të cilët kanë qenë duke numëruar votat e ardhur nga Serbia, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në Qendrën e Numërimit në Prishtinë.

Prokurori, Kujtim Munishi ka thënë për Gazetën Insajderi se për momentin forenzika është duke u merr me rastin dhe derisa të kryhen hetimet nuk mund të thuhet asgjë lidhur me këtë rasti.

“Komplet ai material që po mendohet që është me ndonjë materie ka shkaktuar tash në forenzik, tash deri sa të del nga forenzika, ta shohim tash cilat janë rezultatet e para edhe ta shohim tash çka ma tutje me ndërmarr por për momentin duhet t’i presim raportet e foreznikës”, ka thënë Munishi për Insajderin.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se ekipet e policisë janë në vend ngjarje duke u marr me rastin.

“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ-së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka thënë shkurt Hoxha për Insajderin.

Për momentin në Qendrën Kliniken Universitare të Kosovës, momentalisht janë dërguar 13 zyrtarë të cilët kanë kërkuar ndihmë emergjente pas helmimit.