Kurti në Kalanë e Novobërdës kërkon të hetohet arsyeja se pse kompania serbe zgjidhet për restaurim

Kurti në Kalanë e Novobërdës kërkon të hetohet arsyeja se pse kompania serbe zgjidhet për restaurim

Aktuale September 18, 2019 - 12:34
Detajet

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka vizituar Kalanë e Novobërdës

Ciceroni i ka njoftuar ata me të gjitha pjesët dhe historinë e Kalasë së Artanës.

Kurti tha se duhet të hetohet dhe të dihet se pse një kompani serbe e ka marrë tenderin për restaurimin e kësaj kalaje.

Bashkë Kurtin ishin edhe Hajrulla Çeku dhe Yll Rugova, të dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit nga kjo parti.