Kadri Veseli: Xhavit Haziri i munguar gjithsesi, por kurrë i harruar

Kadri Veseli: Xhavit Haziri i munguar gjithsesi, por kurrë i harruar

Aktuale September 17, 2019 - 12:40
Detajet

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 21 vjetorit të zhdukjes së heroit Xhavit Hazirit.

Veseli ka thënë se heroi Haziri ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E pash në këtë fotografi të akademisë përkujtimore, heroin e kombit Xhavit Hazirin – i munguar gjithsesi, por kurrë i harruar”.

“Nënëloke i ke dhënë kombit tonë një djalë të fortë. Kur shumëkush ka pasur frikë ta përmendë fjalën liri dhe pavarësi, djali yt ka rënë në burg dhe nuk është ndalë asnjëherë”.

“Xhavit Haziri është njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi obligim t’i nderojmë njerëzit e mëdhenj të këtij kombi. Atë të cilët e kanë zhdukur do të japin përgjegjësi. Shteti ynë nuk do ta harrojë asnjëherë”.