Limaj: NISMA-AKR është boshti ynë politik i fitores

Limaj: NISMA-AKR është boshti ynë politik i fitores

Aktuale gusht 24, 2019 - 21:51
Lexoni detajet

Kreu i NISMA Socialdemokrate, njëherit kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, sot ka takuar strukturat drejtuese dhe mbështetësit e Nismës në rajonin e Hasit.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe deputetë e anëtarë të kryesisë së Nismës, Limaj, tha se sot janë në një rajon që gjithnjë ka qenë vatër e intelektualizmit dhe e kontributit për atdhe.

Sipas Nismës, lidhur me zgjedhjet e ardhshme Limaj tha se këto nuk janë zgjedhje te radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit

“Ai para qytetarëve foli edhe për koalicionin NISMA-AKR, të cilin e quajti koalicion i shpresës, i arsyes dhe koalicion fitues”.

“Në këtë tubim me nga një fjalë rasti, qytetarëve të Hasit ju drejtuan edhe kryetaret e degëve të Nismës në Prizren dhe Gjakovë, Zafir Berisha dhe Fazli Hoxha, të cilët kërkuan nga banorët e Hasit që të angazhohen maksimalisht në përkrahje të Nismës”, shkruan në Facebook kjo parti.