Skandaloze: Serbët e heqin flamurin e Kosovës në Kalanë e Artanës

Skandaloze: Serbët e heqin flamurin e Kosovës në Kalanë e Artanës

Aktuale gusht 16, 2019 - 17:36
Detajet

Flamuri gjigant i Republikës së Kosovës, i vendosur në Kalanë e Artanës, dyshohet se është hequr nga serbët lokal.

Ky skandal është konfirmuar nga kryetari i Komunës  së  Novobërdës,   Svetisllav Ivanoviq.

Ai deklaroi se flamuri kosovar, që u ngrit të enjten në kështjellën mesjetare, është larguar nga aty, transmeton Indeksonline

“Ne ishim në vendin e ngjarjes këtë mëngjes, pamë që gjithçka ishte rrëzuar sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Ne diskutuam gjithashtu rastin me anëtarët e shërbimit policor”, deklaroi Ivanoviq.

Image

Ai tha se askush nuk e ka informuar qeverisjen lokale për vendosjen e flamurit, duke shtuar se për një veprim të tillë është informuar nga mediat.

“Ne nuk ishim informuar fare se ishte vendosur, por përmes mediave mësuam se diçka po ndodhte atje. Askush nuk na informoi, as Ministritë, as organizatat joqeveritare dhe punonjësit e komunës nuk e dinin se çfarë po ndodhte”, deklaroi kryetari i komunës së Novobërdës.

Ndryshe, televizioni shtetëror serb, “RTS”, raportoi rreth vendosjes së flamurit.

Edhe i ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë Marko Gjuriq ka deklaruar me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në kalanë e Artanës, se “kjo kala kurrë nuk do të jetë monument kosovar”.

“Pas kësaj mund të shtrohet pyetja se çfarë është në vijim, ndoshta vendosja e shqiponjave të zeza shqiptare në vend të kryqeve nëpër kisha”, ka pyetur Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, vendosja e flamurit të Kosovë në këtë kala “paraqet një akt të revizionizmit historik”.

“Kalaja e Artanës është një prej lokaliteteve kyçe historike serbe, dhe çdo tentim që ajo të paraqitet në ndonjë dritë tjetër nuk është asgjë tjetër përveç se akt i fshirjes së dhunshme të historisë”, ka thënë Guriq.

Ai edhe e ka mbajtur një ligjëratë të vogël historike duke treguar se “Artana në mesjetë ishte një qytet multietnik, ku kanë jetuar serbët, sasët, grekët, dubrovnikasit  dhe të tjerët”.

Image

Image

Image