Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi intervistohen sot në Hagë

Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi intervistohen sot në Hagë

Aktuale July 24, 2019 - 08:04
Lexoni detajet

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj do të merret sot në pyetje nga Gjykata Speciale.

Seanca e pyetjeve do zhvillohet në orën 09:30, në Hagë, në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet.

Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë.

Gjykata Speciale është ngritur për të hetuar raportin e Dick Marty, ku pretendohet për krime ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës. Ndonëse kjo gjykatë vepron në bazë të ligjeve kosovare, selia e saj është vendosur në Hagë.