Ismet Beqiri: Në hije ka ekzistuar një kundër-kandidat për t’u bërë kryetar i LDK-së në Vranjevc
Ismet Beqiri një ditë më parë u rizgjodh për herën e pestë në postin e kryetarit të degës së parë të LDK-së, në lagjen ”Kodra e Trimave”, e njohur si Vranjevc.
Në Blic Interview, Beqiri është pyetur se ”pse nuk kishte asnjë kundërkandidat për këtë degë?” – Ai ka thënë se ka ekzistuar një person i cili ka tentuar që t’ia merr këtë post, ani pse nuk ia ka përmendur emrin, njofton Klan Kosova.
Beqiri tha se ‘Vranjevcin’ e ka në zemër dhe se banorët e kësaj lagje janë shumë të afërm me të.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, përmendi katër degë, që sipas tij, kanë treguar besnikëri ndaj LDK-së.
Ai tha se ”Kodra e Trimave, Podujeva, Fushë Kosova dhe Istogu”, janë vendet ku LDK gjithmonë ka shënuar fitore.
”Kisha pas dëshirë që të kem kundërkandidat. Në hije e kemi pasur një. Por, i vetmi kandidat kam qenë unë. E them hapur që pikë të dobët e kam Vranjevcit. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga ata qytetarë. Atje kam përkrahje të madhe. Ata janë njerëz të sinqerë, njerëz të besueshëm. Në vitin 1990 e kemi formuar atë degë. Asnjëherë kjo degë nuk e ka luhatë besimin në LDK. I kemi katër degë ku LDK nuk i ka humbur asnjëherë zgjedhjet: Vranjevci, Podujeva, Fushë Kosova dhe Istogu”