Pasi Kadri Veseli mori vendim për shkarkim, reagon Agim Çeku
FOTO: Laura Hasani

Pasi Kadri Veseli mori vendim për shkarkim, reagon Agim Çeku

Aktuale qershor 19, 2019 - 15:44
Lexoni detajet

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku e ka konfirmuar për Gazetën Blic shkarkimin që ia ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në mëngjes kryetari më ka njoftuar se më nuk do të jem në këtë pozitë dhe unë më nuk jam zëvendësministër i Mbrojtjes”, tha ai për Gazeta Blic.

LEXOE DHE: Veseli liron nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së me aktakuza

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se askush nga PDK që ka aktakuza të ngritura, nuk do të mbajë pozita shtetërore e as partiake.

Në një konferencë me gazetarë, lideri i PDK-së bëri të ditur se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

“Në mandatin e ri si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam përcaktuar prioritetet tona themelore – si parti moderne me profil demokratik e perëndimor. Në fillim të kësaj jave, unë jam zotuar se do të angazhohem fuqishëm në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive të neveritshme të abuzimit. Këtë po e presin qytetarët nga ne, sepse ata janë të ngopur me fjalë dhe duan të shohin veprime konkrete. Nuk ka opsion tjetër përveç se të veprojmë. Dhe, ne po vendosim një standard të ri të etikës. Së pari po fillojmë me veten, e pastaj këtë standard do ta shtrijmë në çdo segment. Sot, jam para jush, për të dëshmuar se jemi të vendosur në këtë betejë. Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam vendosur që: Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, ka thënë Veseli.