Apostolova për dhunën në protestën e shoqërisë civile: Skena për të ardhur keq, nuk kanë vend në demokraci

Apostolova për dhunën në protestën e shoqërisë civile: Skena për të ardhur keq, nuk kanë vend në demokraci

Aktuale June 17, 2019 - 22:57
Lexo Detajet

Kreu i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar për skenat e dhunës në protestën paqësore të shoqërisë civile në Kosovë.

Ajo në një postim në rrjetin social Twitter ka shprehur keqardhje se si u trajtuan protestuesit në zyrën PDK-së.

“Skena për të ardhur keq në një protestë paqësore në Prishtinë sot.. E drejta e tubimeve dhe shprehjes është një e drejtë fundamentale demokratike të cilat duhet të jenë të garantuara dhe të mbrojtura në të gjitha kohërat. Kërkimfalja është e mirëseardhur, por këto skena nuk kanë vend në demokrac", ka shkruar ajo në Twitter.