Opozita: Taksa i ka arritur qëllimet, por nuk duhet të hiqet
Foto: Laura Hasani

Opozita: Taksa i ka arritur qëllimet, por nuk duhet të hiqet

Aktuale May 25, 2019 - 09:23
Lexo tjera detaje

Në korrik të këtij viti pritet të nisë praktikisht lufta tregtare Kosovë - Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar dje se kanë përgatitur masa të ashpra ndaj Kosovës për shkak të taksës 100 për qind të vendosur para 6 muajve, porse të njëjtat do të aplikohen pas takimit të liderëve të Ballkanit në Paris, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti, shkruan sot gazeta "Zëri".

Për këtë çështje deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë për “Zërin” se vendosja e tarifës 100% ndaj produkteve serbe ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran, siç është Kosova.

LEXO EDHE: Gati lufta tregtare Kosovë - Serbi

Ndonëse Rugova thotë se Qeveria nuk është konsultuar me opozitën për vendosjen e kësaj takse dhe siç thotë ai nuk janë menduar ndikimet që ajo mund t’i ketë në ekonomi dhe në politikë, ai thekson se Kosova nuk duhet ta heqë taksën deri në arritjen e plotë të reciprocitetit me Serbinë.

“Konsideroj që taksa i ka arritur ndikimet e veta edhe pse i jemi nënshtruar presionit të madh ndërkombëtar për largimin ose pezullimin e saj. Mirëpo unë mendoj që tash pasi kanë kaluar gjithë këta muaj Qeveria e Kosovës duhet të qëndrojë konsistente dhe të mos e suspendojë taksën pa e arritur parimin e reciprocitetit dhe të barazisë me Serbinë”, ka thënë Rugova./ZËRI