Vuçiq e uron Listën Serbe për fitore, Kosovës i referohet si Serbi

Vuçiq e uron Listën Serbe për fitore, Kosovës i referohet si Serbi

Aktuale May 19, 2019 - 22:27
Lexo Detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka uruar drejtuesit e Listës Serbe për fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, raporton portali ‘Zëri.info’.

‘Kjo është dëshmia më e mirë e bashkimit politik’, ka thënë Vuçiq.

‘Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë, në Serbinë tonë’, ka deklaruar Vuçiq, duke e kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. /Zëri/