Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën

Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën

Aktuale May 16, 2019 - 22:03
Lexoni detajet

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar pas publikimit të fotografisë ku pretendohej se po dhunohej një grua shqiptare nga tre ushtarë serbë.

Ajo ka bërë thirrje që të mos përdoret dhimbja dhe vuajtjet e viktimave të luftës në Kosovë për interesa personale.

“Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjen tonë për interesa personale. Ma plasët zemrën”, ka shkruar ajo.