Reka: Do të manipulohen rezultatet

Reka: Do të manipulohen rezultatet

Aktuale April 19, 2019 - 14:39
Lexoni detajet

Askush në Maqedoni nuk e di se sa është numri i saktë i popullsisë Maqedonase e Shqiptare. Krejt kjo fal neglizhencës dhe manipulimeve me procesin e regjistrimit të popullsisë në këtë vend i cili nuk është bërë që nga viti 2002.

Në një intervistë dhënë arbresh.info, kandidati i pavarur për president  të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, fajin për këtë ja hedh dy partive të cilat ishin në pushtet në vitin 2011 dhe zhvaten pushtetin më 9 milion euro, por regjistrimi nuk përfundoi.

Ai vë në pah manipulimet që po tentohen të bëhen përsëri më këtë proces në veçanti për shqiptarët.

“Vetë fakti se në këtë shtet tash e dy dekada nuk ka regjistrim të popullsisë tregon se çfarë jo serioziteti politik të garniturave qeveritare të mëhershme dhe të tashme bëhet fjalë. Ne e kemi pas regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2002 dhe ne vazhdojmë ende të udhëhiqmi nga të dhënat statistikore të para 20 viteve. Askush nuk e di sot në Maqedoni sa maqedonas e sa shqiptarë janë. Sa kem pasuri të patundshme. U bë përpjekje para ca vitesh konkretisht në vitin 2011 kur në qeveri ishin VMRO dhe BDI pra Gruevski me Ali Ahmetin dhe këta edhe pse shpenzuan 9 milionë euro me një vendim sikur të ishin në një familje private, dy liderët vendosen pa asnjë arsyetim politik, pa asnjë transparencë, pa asnjë llogaridhënie të ndërprejnë, në mes të procesit, regjistrimin e popullsisë dhe nuk dhanë përgjigje jo vetëm për 9 milionë euro të shpenzuara të buxhetit të shtetit, por edhe mënyrën se si dy liderët politik marrin një vendim të tillë.