500 Mijë euro ndahen nga buxheti për zgjedhjet në veri
Aktuale
April 18, 2019 - 13:01
DETAJET
Qeveria e Kosovës , në mbledhjen e sotme ka ndarë 471 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Komisionit Qendrorë Zgjedhor ndërsa këto mjete ndahen nga Ministria e Financave.
“471 mijë euro për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndahen nga Ministria e Financave”, tha ai.
Qeveria poashtu ndau edhe18 mijë euro për Panelin e Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa për punën punën shtesë lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen me 19 maj 2019.