Kryetari i Komisionit zgjedhor tregon nëse ka pasur përleshje në PDK-në e Skenderajt
Foto: Ilustrim

Kryetari i Komisionit zgjedhor tregon nëse ka pasur përleshje në PDK-në e Skenderajt

Aktuale April 14, 2019 - 19:15
Lexo Detajet

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ka ndodhur një përleshje në njërën prej nëndegëve të PDK-së së Skënderajt.

Sipas informacioneve, për të cilat ka raportuar edhe Zeri, dyshohej se përkrahësit e kryetarit të Skënderajt, Bekim Jasharit dhe të Nuredin Lushtakut kanë sulmuar fizikisht kryetarin e rinisë së PDK-së në këtë komunë, Alban Berishën.

Por, këtë nuk e thotë edhe kryetari i Komisionit zgjedhor, Fadil Nura.

Nura për “Zeri.info” ka thënë se ka pasur vetëm fjalosje me ç’rast është krijuar “atmosferë jo e mirë” dhe për këtë është anuluar procesi zgjedhor.

“Unë jam kryetar i komisionit zgjedhorë dhe absolut nuk është e vërtetë që ka pas përleshje ..! Ka pasur fijalosje verbale mes dy tre personave me ç’rast është kriju atmosferë jo e mirë për të mbajtur procesin zgjedhorë dhe e kemi anulu”, ka thënë ai për “Zeri.info”.