Grushte në Kuvendin e PDK-së në Skenderaj

Grushte në Kuvendin e PDK-së në Skenderaj

Aktuale April 14, 2019 - 18:32
Lexo Detajet

Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e Skenderajt të PDK-së, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor.

Kuvendi është ndërprerë Burime të Gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se përkrahësit e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë sulmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha.

Të njëjtat burime thanë se M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.

"Zeri.info" ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin Jashari, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin./Zeri/