
Me 19 maj zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës
Aktuale
April 08, 2019 - 14:35
DETAJET
Zgjedhjet lokale për kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës do të mbahen më 19 maj të këtij viti.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të këtyre komunave të mbahen me 19 maj.
LEXO EDHE: Komunat veriore të Kosovës shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kryetarët e këtyre katër komunave, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potoku dhe Zveçan, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 nëntor të vitit të shkuar.
Dorëheqja e tyre ka ardhur si shkas, siç kanë thënë ata, i vendosjes së taksës prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia, nga qeveria e Kosovës.
